Takimi entuziast i LSI, Kryemadhi sfidon Ramën nga Vlora…

0
139

Një miting i madh i LSI është zhvillua në Vlorë sot, në qytetin e mbushur me flamuj dhe njerëz të LSI. Që prej orëve të para të mëngjesit, jo vetëm LRI, por edhe me qindra e qindra të rinj të Vlorës marshuan drejt mitingut të Monika Kryemadhit.

Mbështetja e LSI në Vlorë është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme dhe kjo u dëshmua edhe nga atmosfera pozitive që mbizotëron sot në qytetin bregdetar.

LSI ka emra të spikatur si kandidatë për deputetë, të cilët, sipas sondazheve të saj në popull do të jenë tre të sigurtë, duke i sjellë humbje Edi Ramës, që rënditet numri 8 në listën e PS-së.

“Vlora do jetë qarku që do të zbojë Edi Ramën nga pushteti, duke i sjellë humbje në rang qarku. PD dhe LSI do jenë fituesit e zgjedhjeve jo vetëm në Shqipëri, por kryesisht në Vlorë”, u tha në miting.

Në fillim foli Luan Rama, nënkryetari i LSI. Më pas numri dy, Grisejda Myslimi. Kurse Monika Kryemadhi tha në fjalën e saj se nëse doni ndryshim, votoni numrin 6 që është LSI.

Kryemadhi tha se Vlora ka nevojë të votojë emrat vlonjatë, djemtë dhe vajzat e saj.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here