Grisejda Myslimi: Vajzat në të gjithë Shqipërinë do të votojnë LSI-në…më 25 Prill nis uragani i FITORES SË MADHE

0
412

Të shtunën Lëvizja Socialiste për Integrim mbajti një miting madhështor në Vlorë. Pjesë e garës për deputet, është edhe Grisejda Myslimi, e dyta në listën e këtij qarku. Përmes një postimi në facebook, teksa thotë se Vlora do ja bëjë fora, ajo nënvizon se vajzat në të gjithë Shqipërinë do të votojnë LSI-në.

Postimi i plotë

Vajzat e Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë votojnë LSI sepse ne kemi Lidere një kryetare të jashtëzakonshme, të përkushtuar, energjike, të dashur dhe frymëzuese si Monika, e cila i mbështet si askush tjetër në politikë vajzat e reja dhe është bërë për ne një Nënë e dytë.

Më 25 Prill Vlora do të votojë për të ardhmen e vajzave të saj.

Më 25 Prill nga Vlora e Pavarësisë nis uragani i FITORES SË MADHE të rinisë dhe LSI-së!

VLORA VOTON LSI!

VLORA DO JA BËJË FORA!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here