Kush gatuan më mirë në familjen Basha? Ja çfarë thotë Lulzimi dhe Aurela…

0
107

Kreu demokrat Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij, Aurela, kanë zbuluar se dasmën e kanë bërë më 8 maj 2004, por për rreth 1 vit, nuk kanë jetuar bashkë, për shkak se njëri ishte me punë në Kosovë dhe tjetri në Holandë.

Basha, në një rrëfim ndryshe te emisioni “E diela Shqiptare”, u shpreh se ka shkuar në shtëpinë e Aurelës, bashkë me dajën e tij, për të kërkuar dorën e bashkëshortes së sotme.

“Dasmën e kemi bërë te Hotel Dajti, madje mund të them se mund të jemi çifti i fundit që kemi bërë dasmën te ai hotel, i cili më pas u mbyll”, rrëfeu Lulzim Basha.

Në vijim ai ka rrëfyer kohën kur ka ardhur në Shqipëri dhe është angazhuar në politikë, si kandidat për deputet në njësinë nr 7 në Tiranë, në vitin 2005.

Lulzim Basha ka pohuar se në familjen e tij është ai që gatuan më mirë, ndërsa ai dhe bashkëshortja kanë pohuar se asnjëri prej tyre nuk është llupës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here