Socialisti nga Hasi-Bashës: Për 30 vjet kam votuar PS, më 25 prill votoj PD

0
154

Kreu demokrat Lulzim Basha ka vijuar turin e takimeve për zgjedhjet e 25 prillit në Has, Qarku Kukës, nga ku theksoi se pa larguar Edi Ramën nuk ka ndryshim!

“Ndryshimi është në dorën tuaj! Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Trau i Rrugës së Kombit do të hiqet”, tha Basha.

Ai u shpreh se Qeveria e tij do të jetë e çdo shqiptari, ndërsa theksoi se koha politike e Edi Ramës ka mbaruar.

Në takimet me qytetarët, Basha u përball me një socialist, i cili i premtoi mbështetjen me votë më 25 prill.

“30 vite nuk e kam votuar kurrë PD, më 25 prill unë dhe miqtë e mi do të votojmë PD”, tha ai, ndërkohë që Basha iu përgjigj “ti je vëllai ynë, çliroje PS, voto 9!”.

Gjatë mitingut elektoral, Basha tha se rinia Hasit, qytetarët e Hasit më 25 prill do t’i bashkohen ndryshimit të Shqipërisë, ndërsa theksoi se nuk do të ketë amnisti për dështimet 8-vjeçare të Ramës.

“Më 25 prill Rama humb, Shqipëria fiton duke votuar numrin 9. Me votën tuaj do të kemi një qeveri që punon për ju, me votën tuaj le ta ndajmë tranzicionin nga epoka e re që po hapim. Fitorja e PD e koalicionit për ndryshim do të jetë fitorja e çdo shqiptari. Sepse e kundërta as nuk mund të imagjinohet, jo katër vite por as 4 ditë më shumë.

Dita po afron, or po vjen dhe ndryshimi është në dorën tuaj. Duke qenë zgjedhjet më të rëndësishme që do të vendosin nëse do të ecim drejt Europës apo do të izolohemi përsëri pjesëmarrja duhet të jetë masive, për të vendosur për ndryshimin”, tha Basha.

Ndërsa i bëri thirrje qytetarëve që në 25 prill të votojnë masivisht për ndryshimin, kryedemokrati tha se pa larguar Edi Ramën, Shqipëria nuk mund të ndjekë rrugën drejt BE-së.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here