U premtoi se do t’i çonte në Kukës, ‘çunat e Londrës’ zbresin në Rinas! Rama i hipën vetë avionit dhe…

0
147

Ditën e sotme pritet të mbërrijë në aeroportin e Kukësit “Zayed Flatrat e Veriut” avioni i parë i udhëtarëve, me pasagjerë ata të cilët kryeministri Rama i ka quajtur si ‘çunat e Londrës që votojnë PD-në’.

Ndryshe nga sa Rama premtoi se udhëtimi do të ishte Londër-Kukës, avioni ka zbritur fillimisht në Rinas, pasi një linjë ajrore Londër-Kukës ende nuk është ekzistuese.

Pasi është ulur në Rinas në avion ka hipur dhe kryeministri Rama, i cili do të zbresë në aeroportin e Kukësit, ku pritet të mbajë një takim elektoral me simpatizantë të Partisë Socialiste.

“Pas pak, zbresim këtu, në Kukës, ku hapet porta e dytë nga qielli i Shqipërisë”, shkruan Rama në facebook.

Ndërkohë që siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Faxneës në aeroportin e Kukësit kanë mbërritur mbështetës së kryeministrit të cilët presin udhëheqësin të mbërrijë me linjën ajërore Tiranë-Kukës.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here