Aktori i njohur , Guljem Radoja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në reanimacionin e Spitalit të Durrësit.
Burime për mediat bëjnë me dije se aktori është infektuar prej ditës nga koronavirusi dhe ndodhet në reanimacionin e spitalit të qytetit në gjendje të rënduar shëndetësore.
Për rastin, ka reaguar edhe skenografi i njohur, Bashkim Zahaj, i cili bën apel që shteti të ndërhyrë për një mjekim më të specializuar jashtë vendit.
“Mësoj se Guljemi aktori jonë i dashur qënka rëndë në spitalin e Durrësit nga Covid. Shteti shqiptar i detyrohet ketij aktori per nje sherbim me te specializuar jashte shtetit. Uroj te rezistosh e te fitosh Guljem”, shkruan ai.