Nga avokati Altin Goxhaj
JA SI SOROS FINANCON ME DHJETRA MIJË FRANGA ZVICERANE DIREKT (POR PA ZHURMË) NISMËN THURJE TË SHABANIT DHE RUDINËS
SIPAS TEORISË QË “SOROS DO NA SHPËTOJË NGA SOROS”
Ja dokumentat live që tregojnë se si Fondacioni Soros i financonte direkt me dhjetra mijëra franga zvicerane Nismën #Thurje të Endri Shabanit në 2018 -2019 që Nisma të bënte ato turet që ju mbani mend!
Ore se na mërziti ky Endri Shabani i Soros duke u qarë që po i bi në qafë se sipas tij ai ka qenë student hallexhi dhe ka punuar disa muaj pranë Soros (në fakt plot 5 vjet brenda 2011 -2017 me fakte dhe dokumenta) dhe se ka fituar me meritë bursën e Soros për Oxford por ajo është e vogël në raport me bursat e tjera që Endri ka fituar pas saj (në fakt të gjithë e dimë që bursa e parë jepet nga Soros dhe vazhdimin e mbulon rrjeti Soros në Oxford).
Unë nuk e kam akuzu Endrin se pse ka marrë rrogë te Soros dhe as bursa. Këto janë zgjedhje personale të jetës së tij. Por ato i kam deklaruar si indicie për të kuptuar qëndrimet e tij mediatike në mbrojtje të Soros (që sipas tij akuzohet kot Sorosi, sps ai është i mirë por ne e kemi inat se jemi xheloz)! E njëjta gjë edhe për Rudinën si drejtuese e projekteve të Soros në Parlamentin Shqiptar.
Unë e kam akuzuar Endrin publikisht si Kryetar Partie, se Partia
Nisma #Thurje
financohet zyrtarisht nga Fondacioni Soros pavarësisht se ai ka dalë në tv si politikani tipik që gënjen publikisht duke thënë se Nisma nuk financohet nga Soros dhe ne mashtrojmë.
Mqns ka rinisur përsëri nismën e gënjeshtrave po ju publikojmë një nga projektet e Soros për Nismën Thurje të vitit 2018:
Projekti i Soros për Nismën #Thurje quhej AMICUS një projekt fake me disa video (imitime të dobta të AniSoros TV që bëja unë me Armir Shkurtin), si pretekst për të financuar gjithë ngritjen e infrastrukturës së Nismës.
Shifra mbahet e fshehtë nga Fondacioni Soros (mungesë totale transparence si çdo projekt i Soros që mbahet i fshehtë në të vetmin vend në Europë) por grantet lëvizin nga 5000 franga deri në 50 mijë franga zvicerane dhe i takon Nismës ta bëjë transparente. Por nuk e mohon dot që është financuat zyrtarisht nga Programi
Leviz Albania
që drejtohet nga Fondacioni Soros dhe zyrat i ka brenda
“Fondacioni Shoqeria e Hapur per Shqiperine”
– Soros.
Ndaj boll me këto rrena 7 ditë para Zgjedhjeve se latë nam për 1 javë sa politika shqiptare në 7 vjet!
I keni gjurmët në vetë faqen e Nisma #Thurje me albumin e videove të 2018 “AMICUS” te faqja zyrtare në Facebook e Nismës dhe te vetë faqja e LevizAlbania që zbaton Fondacioni Soros i cili është ai që ndan dhe fondet!
Që ta kuptoni që ky projekt është veçse pretekst për të financuar Nismën Thurje shihni vetë përshkrimn e Projektit se çfarë absurdi që s’ka ndodhur është.
Faqja e projektit në faqen e Nismës (i kanë fshehur emrin Fondacionit Soros):
Raporti i Soros ku tregohet se Endri fitoi projektin Amicus që financonte Nismën Thurje: https://www.levizalbania.al/…/Thirrja_Nr.3_-_Projekte…
Projekt nr 4.
Organizata: Endit Shabani
Projekti: Amicus – Arti politik përmes medias vizive online
Përshkrim i Shkurtër: Shqiperia konsiderohet si vend me liri te kufizuar te medias dhe media televizive nuk e monitoron ne menyre te paanshme punen e bashkise. Por edhe ne ato raste kur ka denoncime per abuzim me pushtetin, kjo mbetet ne raportime sporadike pa arritur te ofrohen analiza te thelluara socialpolitike per te shpjeguar fenomenin, dhe hapat qe duhen ndermarre per zgjidhjen e tij. Ky projekt synon nga njera ane t’i tregoje te rinjve perse disa gjera nuk funksionojne mire ne administrimin e qytetit dhe kush jane pergjegjesite autoriteteve vendore, si dhe te nxise pergjegjshmerine e zyrave vendore dhe llogaridhenien e tyre perballe te rinjve te qytetit. Qëllimi i ketij projekti eshte te nxise pergjegjshmerine e zyrtave vendore dhe llogaridhenien e tyre perballe te rinjve te qytetit. Objektivat e projekti jane: a) informimi dhe edukimi i te rinjve permes dhjete filmave me metrazh te shkurter per problematikat e qytetit dhe rolin e tyre ne shoqeri; b) rritja e presionit publik ndaj bashkise permes nxitjes se aksioneve qytetare
Kohëzgjatja: 12 muaj
Zona e zbatimit: Tiranë, Durrës, Elbasan, Lezhë, Pogradec (ne nivel qyteti)