Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, e ka akuzuar qeverinë se taksa që ka vënë mbi naftën e ka kthyer Shqipërinë në një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë.
Basha ka vënë në dukje se për mekanikën e domosdoshme të bujqësisë në vend, traktorët, nafta është është e lartë.
Kur kanë mbetur edhe 5 ditë deri më 25 prill, në rubrikën e tij në Instagram, Bashë nënvizon tek “100 dështimet e Ramës në tetë vite” këtë çështje:
“Cili paguan çmimin më të lartë për naftën në Shqipëri? Një traktor apo një jaht?
Përgjigja: Një traktor. Taksa “Rama” mbi naftën e ka kthyer Shqipërinë në një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë.”