Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar takimin e radhës në njësinë 10, në Tiranë.
Gjatë këtij takimi kryedemokrati ishte i shoqëruar nga kandidatet për deputete të PD për Tiranën, Jorida Tabaku dhe Oriela Nebiaj.
Basha u ka bërë ftesë qytetarëve që më datë 25 prill të mbështesin Partinë Demokratike dhe të votojnë për numrin 9 për të sjell ndryshimin.