Reperja Lizzo zbuloi gjatë fundjavës se i kishte shkruar një mesazh flirtues, aktorit Chris Evans, në gjendje të dehur.
Ajo publikoi në TikTok një video, në të cilën tregonte mesazhin që i kishte dërguar gjatë pasdites. Reperja i kishte dërguar vetëm 3 emoji atë të erës, një lojtari dhe një topi basketbolli, për të përcjellë idenë e pëlqimit dhe interesimit.
“Mos pini dhe mos shkruani në DM”, shkroi reperja e turpëruar përkrah videos.
Më pas një ditë më vonë, 32-vjeçarja zbuloi se kishte marrë një përgjigje në mesazh nga Chris Evans. Në një video të re të publikuar në rrjete sociale, ajo nuk mundi ta fshihte kënaqësinë për përgjigjen e tij.
“Nuk ka pse të ndihesh e turpëruar për një mesazh që dërgon kur je e dehur. Vetëm Zoti e di që unë kam qenë më keq se ty me këtë aplikacion ”, i është përgjigjur aktori këngëtares.