Pesë besimtarë myslimanë kanë mbetur të plagosur pas sulmit me thikë tek Xhamia ‘Dine Hoxha’ e Rrugës së Kavajës.
Gazetarja e SYRI TV raporton nga vendi i ngjarjes së të plagosurit janë identifikuar si: Donald Koçi, Mariglen Konja, Kleon Jaupaj, Anri Tola, Saba Peposhi.
Burime nga spitali Traumës thanë se deri më tani 5 te plagosurit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Dëshmitë në vendin e ngjarjes tregojnë se 34-vjeçari ka bërë sjellje të pakontrolluara që në ambientet e jashtme, duke kanosur njerëz edhe në ambientet e një biznesi.
Kjo ka ndodhur pasi kishte plagosur 5 personat në ambientet e xhamisë në rrugën e Kavajës.