“Nusja e djalit, titullare te ANTA?, Nora Malaj: Kam qeshur me dhimbje nga keqformimet e Patronazhistave

0
367

Kandidatja për deputet e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Nora Malaj, ka publikuar një video ku dhe ka treguar shtëpinë ku jeton që prej 36 vitesh.

Siç shihet edhe në video ajo jeton në pallat, ndërkohë që ka treguar se ka një shtëpi tepër modeste.

Krahas videos ajo ka komentuar edhe lajmet se nusja e djalit të saj Stela Malaj, është titullare ANTA.

Postimi i plote

Sot ditën dhe javën po e nis me nje video për të njohur ku banojë une dhe ku është shtëpia ime .
Dëgjova para disa ditësh , sipas pseudo mediave , se nusja ime e djalin ishte titullare te ANTA ??!! ???
Kam qeshur me dhimbje nga keqformimet e Patronazhistave që janë ne Media .
Po ajo ka nje vit që është në shtëpi me pagën e luftës 20 000 të vjetra dhe ka punuar si specialiste e komunikimit në ketë institucion , me vlerësimin maksimal , si dhe 360 specialistët e ketij institucioni me shumë vlerë e rëndësi të vendit ❗️
?E vërteta është qe ne nuk jemi mësuar të përfitojmë po thjeshte të punojmë . Puna është nder dhe vlerë për keto . Në fakt në familjen time askush nuk ka qene ndonjehere titullar .
As bashkëshorti , profesor i nderuar , as im bir që punon në institucion të nderuar dhe as vajza ime ( nusja ) që êshte model i korrektesës dhe që per fajin tim ( thjeshte se jap kontribut në politikë ) ka fituar dy herë gjyqet kur e kanë hequr nga puna pa të drejtë, per arsye thjeshtë politike e ka marr dhjetë paga demshperblim e është rikthyer ne punë .
Kjo është e vërteta , përtej Soleit , që ajo është e mitur e nuk perfiton nga nëna .
Per të gjithë ata që me kane pergojuar , pa te drejtë , po ju ftoj në shtëpine 36 vjeçare , ku nuk e ndërroj me asgjë në botë ❗️
Ju ftoj të me ndiqni ❗️
Edhe pak dhe ditët e fundit janë keto ❗️
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here