Pjesa nga intervista
Basha: Nuk ka ndryshim pa larguar Edi Ramën. Shanset që një njeri që ka dështuar për 8 vite rresht të bashkëqeverisë me koalicionin e Partisë Demokratike – Aleanca për Ndryshim janë zero. Aleanca për ndryshim është fituese e zgjedhjeve të ardhshme.
Ylli Rakipi: Kryeministri ju fton të braktisni Sali Berishën dhe Ilir Metën që të bashkoheni në një koalicion me të. Çfarë është kjo ftesë? Përse e bën Rama këtë gjë?
Lulzim Basha: Tani më mirë se sa një mik dhe kolegu juaj unë nuk mund ta them pse-në e kësaj. Pyetja që shtrove është e drejtë dhe që të jetë e plotë është: si ka mundësi që një njeri që e kaloi të gjithë fushatën elektorale si një satelit i kandidatit për kryeministër. Pra kryeministri në ikje sillet rrethe qark fjalimit tim, çdo pjese të programit, merret me gjithçka me veshjet, me flokët. Pra e gjithë fushate e tij është një satelit i fushatës time.
Ylli Rakipi: Tërësisht negative.
Lulzim Basha: Tërësisht negative. Çne un kujtua ky ditët e fundit ta bëjë këtë ftesë. Përgjigja është fare e thjeshte zoti Rakipi. Njësoj si shumica dërrmuese e shqiptarëve edhe Edi Rama e ka mësuar se me 25 prill do të do të humbë. Ndaj do mundohet të hapë një deriçkë për tu bërë pjesë e qeverisjes sonë. Përgjigjja ime është e qartë dhe e prerë. Njeriu që për 8 vite nuk bëri asgjë, që dështoi nga premtimi i parë që bëri, që brenda vitit të parë do të hapte negociatat dhe Shqipëria akoma është në fund të listës për sa i përket hapjes së negociatave madje me kushte të shtuara. Njeriu që e zhyti vendin në varfëri, sot kemi zyrtarisht pagat më të ulëta në Europë. Njeriu i cili shkaktoi largimin më masiv të Shqiptarëve që nga koha e vitit 1990-’92. Ky njeri kurrsesi nuk mund të jetë pjesë e bashkëqeverisjes tonë. Bashkëqeverisja jonë, e Aleancës për ndryshim, në mënyrë të prerë, jo. Sepse Shqipëria nuk mund të ndryshojë pa larguar Edi Ramën. Këtë e ka kuptuar i madh dhe vogël, këtë e ka kuptuar demokrat e socialist dhe 25 prilli bëhet për një pyetje të vetme. Edhe 4 vjet të tjera si këto që shkuan dhe me të gjithë problemet e ekonomisë, papunësisë, të kostos së jetesës, të shëndetësisë, të arsimit dhe bllokimin, izolimin e Shqipërisë nga Europa apo ndryshimin?!