Akuzat e Ramës, reagon ashpër Meta: Lidheni të marrin!

0
125

Presidenti Ilir Meta reagon lidhur me akuzat e kryeministrit Edi Rama se synon të destabilizojë vendin dhe të stimulojë maksimalisht sherr e dasi.

“Lidheni të Marrin shokë socialistë përpara se të ketë fatin e furgonit në Berat. Pse Meta u tha tre banditëve të “Rilindjes” të hynin në zyrën elektorale të PD dhe të qëllonin me armë Sekretarin demokrat”?

Meta publikon foton ku autori i plagosjes në zyrën e PD-së ndodhet në tavolinë me drejtues socialistë.

“Me kë janë në këtë foto këta të katërt? Me Metën apo me Kryebashkiakun e emëruar rilindas të Kavajës dhe shtabin e tij elektoral? Pse Meta e porositi Damjanin publikisht të përsërisë “tërmetin” e Dibrës në Vlorë? Pse Meta emëroi një ushtri patronazhistësh për të survejuar e shantazhuar 900 mijë qytetarë të Qarkut Tiranë?Kush e prishi Marrëveshjen e 5 Qershorit nga tmerri i zgjedhjeve të lira?Bablok, shqiptarët e dine shumë mirë se ku kurdisesh ti për t’i përçarë shqiptarët në Shqipëri dhe rajon. Me qetësi dhe vendosmëri do e marrësh përgjigjen më 25 Prill nga të gjithë shqiptarët patriotë dhe europianë. Dhe në radhë të parë nga socialistët, që u shkatërrove çdo vlerë pozitive dhe njerëzore.Unë do shkoj në shtëpi kur ti të shkosh në psikiatri!Shqipëria e shqiptarëve! Shqipëria në Bashkimin Europian! Pas 25 Prillit kjo rrugë nuk ndalet më asnjë sekondë”, shton.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here