Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, në A-Show me gazetarin, Adi Krasta ka folur dhe per objektivin madhor të PD, teksa shprehet se është antarsimi në BE.
Fjalet e kryedemokratit
Lulzim Basha: Për fat të mirë shqiptarët e dinë që unë kam shërbyer si Ministër i Jashtëm, pra në çështjet e politikës së jashtë në një kohë shumë të rëndësishme dhe të ngjeshur me ngjarje për Shqipërinë dhe kombin shqiptarë. Në një moshë më të re ku ja kam dalë besoj të kryej misionin që më është ngarkuar, në funksion të futjes së Shqipërisë në NATO, në funksion të avancimit drejt marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Europian, hapjen e dialogut për heqjen e vizave dhe më pas heqjen e vizave si Ministër i Brendshëm dhe padiskutim në kuadër të mbështetjes që Shqipëria i dha procesit të pavarësimit të Kosovës. Kjo më ka dhënë edhe mundësinë të bashkëpunoj shumë ngushtë në nivelet më të larta drejtuese të partnerëve tanë strategjik por dhe vendeve të tjera të fuqishme. Ju garantoj se me Lulzim Bashën kryeministër nesër, orientimi perëndimor, euro-atlantik, i Shqipërisë është në duar të sigurta. Ne kemi një dhe vetëm një objektiv madhor, anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ja kemi dalë dhe ky është një test force dhe vetëbesimi për çdo shqiptarë jo vetëm ata që qeverisnin atëherë, jo vetëm për ne që kishim detyrën dhe rolin për të kontribuar të futemi në NATO, të heqim vizat. Bashkë do ja dalim të fusim Shqipërinë në Bashkimin Europian. Dhe kjo është diçka e dyfishtë. Nuk futesh dot në BE me rroga 200 euro, po dhe rrogat nuk i rrit dot, dhe vendet e punës nuk i hap dot pa ecur përpara me reformat që kërkon procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky është prioriteti ynë kryesorë dhe ne së bashku i kemi të gjitha mundësitë t’ja dalim. E vetmja gjë që mbetet është që të gjithë bashkë më 25 prill, të dielën që po afron ta shprehim atë që ndiejmë, atë që mendojmë, atë që mezi presim, atë që prek kudo në Shqipëri duke ju drejtuar masivisht kutive të votimit duke votuar numrin 9 për ndryshim.