Organizata ndërkombëtare “Reporterët pa Kufij” ka reaguar pas dhunës që mbështetës kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj ushtruan ndaj gazetarit Ronaldo Sharka dhe grupit të xhirimit të Ora News.
Sipas “Reporterëve paa Kufij”, “Ekipi i Ora News është sulmuar nga mbështetësit e Partisë Socialiste, partisë në pushtet. Një pengesë e dytë për lirinë e shtypit brenda një jave, në prani të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
“Reporterët pa Kufij” bëjnë thirrje për hetim dhe kërkim ndjese nga liderët politikë”, në këtë rast kryebashkiaku Veliaj.