Kreu I LZHK-së Dashamir Shehi e ka cilësuar si një provokim incidentin e Kavajës, ku u plagos një nga drejtuesit e degës PD. Në një komunikim në emisionin “Kafe shqeto” në Syri Tv Shehi vlerësoi pozicionin e Bashës dhe thirrjet për qetësi, teksa theksoi se forca e opozitës është vota masive pro saj në 25 prill dhe jo armët.
“Rolin më të rëndësishëm në këtë histori e ka Basha, shkoi në vendin e ngjarjes, Basha shkoi për të qetësuar situatën. Ne na duhet situatë e qetë, bëri mirë që qetësoi palët, sidomos palën tonë. Zyrtari I PD u plagos në zyrë, Basha theksoi se nuk duhet të provokohemi. Ata duan dhunë, pasi kanë policinë dhe kriminilet me vete. Ne nuk do lejojmë të cënohen a aktivistët tanë, se ndoshta ata këtë duan të tregojnë se ju dhunojmë edhe në zyrat tuaja, ne jemi të vendosur.
Cështja do ti delegohet organeve të drejtësisë. Forca jonë më e madhe si opozitë është vota masive me 25 prill” Shehi u rikthyer edhe njëherë skandalit të vjedhjes së të dhënave personale, ku argumentoi dhe ngjashmëritë e qeverisjes Ramës me sistemin komunist. “Në kohën e Enverit, kirurgun më të mirë e përgjonte pastruesja e spitalit, kryeinxhinierin më të mirë e spiunonte një punëtor I thjeshtë ndihmësfondisti. Kështu ndodh edhe tani, zyrtarin e lartë e spiunon një batakçi I lagjes, një spiun e rëndomtë llapaqeni I lagjes. Kjo me urdhër të Edi Ramës. Ai nuk u kujdes të thotë, mjaft mos e kaloni cakun. Është cënuar rëndë besimi tek institucinet shtetërore, është dhunuar shtetit. Rama është koka e kësaj pune. Gjykoj se institucionet e drejtësisë, kur graviteti negative I pushtetit Ramës të largohet, ato do rimarrin veten dhe vihen në lëvizje. Kjo çështje nuk mbyllet në një ditë.”