Majko del kundër Ramës: Nuk kemi bërë shumë për pensionistët dhe socialistët…

0
140

Kur kanë mbetur edhe katër ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kandidati i PS-së për deputet Pandeli Majko tha sot se nuk gjente dot shumë fjalë për të folur, por u duk se bëri një ‘mea culpa’ kur tha se qeveria e di mirë se për cilat shtresa nuk ka bërë mjaftueshëm gjatë këtyre 8 viteve në krye të qeverisë.

“Po të shikoni tek PD pothuajse cdo ditë shkruhet nga një dështim i qeverisë Rama.
Por mungon diçka. Mungon dështimi jonë me shtresën e të përndjekurve.

E pra ne e dimë shumë mirë që tek të përndjekurit ne nuk jemi me shumicë vote, por në këto 8 vjet ne mund të kritikohemi se nuk kemi bërë shumë për ish ushtarakët, për pensionet, për socialistët por për të përndjekurit mos guxojë njeri të na thotë që nuk kemi bërë.

Se e vërteta e vërtetë, është që ne e kemi parë qeverisjen jo vetëm për të majtët por edhe për të djathtët.

Prandaj e ftojmë Lulzim Bashën që pas zgjedhjeve të ulet e në emër të shqiptarëve të bashkëpunojë me ne, të mos qendrojë më jashtë sistemit me partinë e tij se zgjedhjet nuk do fitohen vetëm nga një palë por në radhë të parë nga Shqipëria dhe e ardhmja e saj.

Sot unë nuk dua të flas më gjatë, me siguri ju doni t’ju them votoni për këtë e për atë, për 12 e për 19, e vërteta ëështë se 19 jam unë në listë, por 12 jeni ju, jemi ne, është e ardhmja jonë”.

“Sot çuditërisht më vijnë pak fjalë. Xhaxhai im nuk jeton më ka qenë partizan që nga mosha 14 vjeçare, poshkën e parë e ka pasur më të gjatë se veten dhe sa herë e pyesja o xhaxha do më tregosh sa trima keni qenë qeshte e më thoshte që e rëndësishme ishte që ne nuk ishim frikacak.

E sot një këto ditë të fundit cdo socialist apo votues i joni mund të dëgjojë lloj lloj hungërimash, por çdo lloj hungërruesi duhet ta dijë mirë që ne jemi nga rraca e atyre që nuk kanë frikë dhe te kutia e votimit ne nuk do shkojmë vetëm për veten, vetëm për shtresën tonë të së majtës”.

Deklaratat Majko i bëri nga një takim me votues të PS tek Njësia 5 në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here