Policia e Tiranës ka regjistruar kallëzimin penal të gazetarit të Ora News Ronaldo Sharka, i cili bashkë me grupin e xhirimit u sulmuan fizikisht dje në Kavajë nga militantë të kryebashkiakut Veliaj.
“Më datë 18.04.2021, shtetasi R. Sh., 23 vjeç, kallzon se në Kavajë, persona të paidentifikuar e kanë shtyrë dhe ofenduar atë” njofton policia.
Por si duket policia e ka relativizuar pak ngjarjen ku flet për shtyrje dhe ofendime, në një kohë që gazetari kishte shenja të qarta në trup dhe fytyrë, pra ka pasur goditje. Bashkë me të u sulmua dhe operatori me shoferin.
Në një reagim pas njoftimit të policisë gazetari Sharka thotë se në deklarimin e bërë në polici ka thënë se është dhunuar fizikisht dhe është kërcënuar dhe jo se është shtyrë dhe ofenduar.
Unioni i Gazetarëve dënon dhunën ndaj gazetarit dhe operatorit të Ora News: Veliaj të distancohet
Policia e Tiranës thotë se po punohet për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.
Takimi elektoral i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj në Kavajë u shndërrua në akte të mirëfillta dhune ndaj grupit të xhirimit të Ora News dhe gazetarit Ronaldo Sharka.
Në një intervistë në studion e Ora News, gazetari Ronaldo Sharka tregoi të gjithë dinamiken e ngjarjes.
“Unë isha me mikrofon, me bexh, me logo, lehtësisht i identifikueshëm dhe i drejtohem zotit Veliajt, siç i tregohemi zakonisht, për pyetje të opinionit publik, por situata ishte shumë e rëndë dhe aty kuptova që diçka nuk shkonte. Nuk ishin truprojat e Veliajt, truprojat e bashkisë që e mbrojnë atë nga mediat. Kjo është bërë normale tashmë për mua dhe kolegë të tjerë. Por ishin njerëz që unë nuk i kisha parë kurrë. Nuk kishin bexh, nuk ishin policë, nuk ishin security“, tha Sharka.
Në fund, Sharka adresoi dhe një apel për organet ligjzbatuese.
“Pasi Veliaj mbaroi aktivitetin e tij, e prita. Bodyguardët e tij stepen dhe janë sërish këta njerëz që unë uroj policia të marrë masa, ti identifikojë. Njerëzit që më dhunojnë mua, operatorin dhe shoferin e Ora Neës. Unë nuk e di kush i ka organizuar këta të rinj“, apeloi gazetari Sharka.
Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
Dhunimi i reporterit dhe operatorit të Ora News nga mbështetës të kryebashkiakut të Tiranës, rast i dënueshëm
Reporteri Ronaldo Sharka dhe operatori bashkëpunues i televizionit Ora Neës ditën e dielë më 18 prill 2021, ndërsa po ndiqnin një aktivitet elektoral në Kavajë, ku ndodhej edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës zoti Erion Veliaj, janë përballur me agresivitetin dhe dhunën fizike të disa personave. Këmbëngulja e reporterit Sharka për të marrë një prononcim nga zoti Veliaj është penguar fizikisht nga personat mbështetës të zyrtarit. Ndërkohë që persona të tjerë kanë ushtruar dhunë fizike dhe kanë kërcënuar gazetarin. Fyerje dhe kërcënime ndaj tij dhe operatorit janë pasuar në çdo moment të këmbënguljes për të komunikuar për arsye pune.
Më herët incidente të tilla kanë pasur edhe reporterë të tjerë të Ora Neës me shoqërues apo punonjës të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, mes së cilit dhe kësaj medieje, vijon një përballje e ashpër kritike.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë denoncon dhunën e ushtruar mbi reporterin dhe operatorin e Ora Neës. Dënojmë ashpër kësi incidentesh dhe kërkojmë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës të reagojë publikisht dhe të distancohet. Njëherësh kërkojmë nga autoritetet e Policisë së Shtetit të zbardhin incidentin dhe të venë para përgjegjësisë ligjore agresorët dhe dhunuesit e reporterit Ronaldo Sharka.
Këmbëngulja e gazetarëve për të marrë përgjigjet e duhura në emër të transparencës dhe llogaridhënies publike është mision i përkrahshëm kurdoherë dhe një ndër cilësitë spikatëse për raportimin e pavarur dhe të duhur. Identifikimi i njerëzve të medias përmes shenjave dhe dokumentave profesionale në komunikimin me autoritetet, meriton përgjigje ose korrektesën e komunikimit qoftë edhe me shprehjen “No coment”, kur nuk ka diçka për të thënë. Por soditja apo lënia e gazetarëve në përballje me bodyguard apo mbështetës militantë, në një mjedis me fansa politik agresivë, është një përgjegjësi e autoritetit të zgjedhur apo politik, të cilit i është drejtuar gazetari