Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi tha se Edi Rama është i humbur dhe po bën gjithçka për të prishur procesin zgjedhor.
Në emisionin ‘Çim Peka LIVE’, ajo tha se një mënyrë që mund të përdorë Edi Rama është ajo që komisionerët te fusin disa fletë për kandidatë të ndryshëm në mënyrë që kutia të dalë e pavlefshme. Po ashtu një mënyrë tjetër tha Kryemadhi është ajo e provokimit dhe krijimit të incidenteve.
Pjese nga intervista
Tashmë Edi Rama në opinionin publik është i humbur dhe do të tentojë të prishë procesin zgjedhore. Dhe kush është prishja e procesit zgjedhor? Për të përdorur komisionerët, qoftë dhe naivitetin e komisionerëve. Fusim 10 flet për kandidatin e PS, 10 për PD, 10 për LSI dhe jemi në rregull, gjasme u bëjmë qejfin kandidatëve.
Prandaj të gjithë komisionerët e opozitës, ne po i njoftojmë të gjithë komisionerët tanë, u kemi bërë një udhëzues, ua kemi bërë shumë të qartë, të jenë të kujdesshëm sepse në raste të tilla komisionerët dënohen me 15 vite burg.
Rama ka strategji dhe provokuar çdo lloj incidenti dhe për te ceduar dhe prishur procesin zgjedhor. Këtë strategji e ka pasur që më fletën e votimit. Rama nuk e ka problem koston, për imazhin e qeverisë së tij, sepse po ta kishte problem këtë, do të kishte ndërtuar shtëpitë e shembura të tërmetit të 26 nëntorit. Ai ka problem se si e si të zvarrisë qëndrimin e tij në karrige dhe të kapë shtetin, praktikisht ka bërë një grusht shteti institucional, tani kërkon ta bëjë grushtin e shtetit nëpërmjet policisë, bandave, prokurorisë etj.
Është një nga detyrat kryesore të opozitës për tu përqendruar tek administrimi i procesit zgjedhor dhe tek përqendrimi për të mësuar zgjedhësit se si duhet të votojnë, pasi është pak e ngatërruar sidomos për Tiranën dhe rrethet e tjera, pasi janë nga 2 numra që duhet të vendosin. Nuk janë fokusuar psh, voton numrin 6 dhe numrin 1’.