Drejtuesi politiki LSI, për qarkun e Durrësit, Ramazan Topuzi, ka reaguar lidhur me videon e publikuar ku shfaqej Presidentit Meta në një lokal në Gjirin e Lalëzit teksa takohet me subjekte të OFL-së (Operacioni Forca e Ligjit) .
Ai është revoltuar ndërkohe shprehet se do bëj kallëzim në SPAK për Meron dhe Ramën.
Postimi i plote
MJAFT MË Shërbëtorët e qeverisë së patronazhistëve nuk e kryejnë saktë as këtë funksion të shëmtuar.
Kjo video, e filmuar nga patronazhistët e pamfletistët duke cënuar të drejtën e privatësisë është publikuar me qëllim shpifje dhe dëmtim të imazhit të presidentit duke dizinformuar publikun se po shoqërohej me subjekte të OFL. Në video, sikurse mund ta shikoni, ndodhem unë në një takim me presidentin, gjatë kohës që mbaja detyrën e Drejtorit Juridik, Sigurisë dhe Burimeve Njerëzore në Presidencë, në lokalin e Llesh Mesit, kryetar i PS dhe organizatës së fshatit Fushë-Draç në Durrës.
Për cënimin e privatësisë, dëmtimin e imazhit dhe shpifjes, nesër do të depozitoj një kërkesë padi ndaj
Mero Baze
, si dhe Edi – Të Rremës në SPAK!
Mjaft më me përgjime, shpifje dhe deformime të individëve si Mero Baze për qëllime politike. Kësaj politike do ti vijë fundi!
–