Presidenti i vendit Ilir Meta ka folur për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Elbasanit ku humbi jetën një person ndërkaq mbetën të plagosur 4 të tjerë mes tyre dhe një efektive policie.
I ftuar në emisionin “Info Focus”, Presidenti i ka shprehur ngushëllime familjes të së ndjerit ndërkaq shprehet se policia duhet ta zbardhi sa më parë krimin e ndodhur.
Fjala e presidentit Meta
I shpreh ngushëllimet e mia familjes se viktimes dhe shpresoj për shërimin sa më të shpejt të te lënduarve.
Unë bëj thirrje për rikthimin në normalitet dhe të mos ndodhi më situata të cilat përfundojnë me tragjedi.
Policia e shtetit të zbardhi sa më shpejt krimin e ndodhur dhe të vihen përpara drejtësisë personat që kanë bërë këtë krim.