Sulmohet anëtari i LSI/ Meta: Regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë

0
187
Pak orë më parë një sulm kishte ndodhur në Polican, ndaj  anëtarit të LSI-së Luan Tare Pitikoja. Ai ka qenë duke hyrë në pallatin e tij kur është goditur me sende të forta në kokë e trup nga nipi dhe vëllai i kryetarit të bashkisë Poliçan, Adriatik Zotkaj dhe 5 persona të tjerë.
Për këtë situatë ka reaguar dhe Presidenti Meta i cili shprehet se ishte sulmuar pabesisht vetëm sepse mbante në kokë kapelen me inicialet e partisë së tij.
Postimi i plote
Sapo fola me të plagosurin nga sulmi i pabesë i bandës rilindase të Bashkisë Poliçan, mikun tim të vjetër Luan Tare.
Mësova se ishte sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij.
I urova të shkuara dhe nesër do e çoj për kontroll më të specializuar në spitalet e Tiranës.
I premtova se regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë.
Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve dhe horrave! ??
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here