Të përndjekurit në Shkodër në mbështetje të PD. Bardh Spahia: Me qeverinë Basha i japim fund padrejtësive. Aleanca jonë për Shqipërinë europiane

0
109

Kandidatët e PD në Shkodër kanë zhvilluar një takim me të përndjekurit politkë. Gjatë këtij takimi mesazhi ka qënë i qartë, për t’i dhënë fund vuajtje dhe sorollatjeve, veçanerisht gjatë 8 viteve të fundit për dëmshpërblimin e shtresës së të përndjekurve politikë. Kandidati Bardh Spahia u shpreh se është krenar që vjen nga kjo shtresë dhe se do të vazhdojë t’i përfaqësojë denjësisht në parlament.
Drejtuesi politik Helidon Bushati e ka nisur fjalën e tij me një mea culpa për atë cfarë nuk është bërë gjatë 30 viteve për shtresën e të përndjekurve politikë. Gjatë këtij takimi të përndjekurit kanë garnatuar mbështetjen ndaj Partisë Demokratike he kërkuan që të ndërhyjnë për të nxjerrë nga greva e urisë 5 të përndjekur në Burgun e Qafë Barit. Partia Demokratike ka një program të qartë për këtë shtresë, ku jo vetëm që do të kryhet kompensimi i plotë që i takon për vuajtjet gjatë regjimit komiunist, por nga ana tjetër të përndjekurit do të marrin atë që i takon jo vetëm në aspektin monetar por edhe shoqëror.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here