Belind Këlliçi, kandidati i PD-së, ka publikuar audiopërgjimin e një krimi zgjedhor në Vaqarr, ku përfshihet kryetari i njesisë administrative Gentian Myrta.
“Kështu çirret maska, – shkruan Këlliçi në Fb – Audiopërgjimi Myrta. Gentian Myrta, banditi i tokave, njëherazi kryetar i Njësisë Administrative Vaqarr, në pazar pronash
Audiopërgjimi që do të shikoni është vetëm një pjesë nga materiali i plotë që është dorëzuar sot në SPAK. Thirrje SPAK të hetojë plotësisht këtë ngjarje!
Qytetarë mos kini frikë! Edhe 3 ditë dhe Shqipëria fiton dhe çlirohet nga Edi Rama.”