Ish-kryeministri Berisha i ftuar në Çim Peka Live është ndaluar fillimisht te gjyqi i humbur i Ramës në Arbitrazh me biznesmenin Francesco Becchetit, ku tha se ky nuk është gjyqi i vetëm që Rama ka humbur dhe se të tjerë me shifra marramendëse janë në radhë.
Fjala e plote e ish-kryeministrit Sali Berisha
‘Historia e Kalivaçit është shumë e gjatë. Në vitin 1996, Beccheti ka fituar tenderin e Kalivaçit bashkë me kompaninë ENEL. Për ne ishte një gjë e madher që ENEL merrte përsipër ndërtimin e këtij hidrocentrali. ENEL duhet pranuar që në një vendim arbitrar përjashton ortakun Beccheti. Dhe ata fillojnë një gjyq ku ENEL humbet shumë thellë dhe e fitoi Beçheti. Beccheti u paraqit sërish me pretendime për kontratën. Ne gjetëm klauozola që ne nuk ja jepnim. Por Beccheti gjetur Doce Bank, që ishte një gjigand në prona dhe asete
Por çfarë bëri Rama. Rama e përzuri Becchetin se ke probleme me ortakun, gjë e cila nuk mund të ndodhë kurrë, që një shtet i pakapur të bëjë gjëra të tilla.
Ky argument i padëgjuar më parë, ku një shtet merr pa kërkesë anën e njërës palë, ky është më i rëndë dhe Shqipëria është e sigurtë që do marrë një penalitet shumë të rëndë. Kjo u bë për tja dhënë Fushës. Hajde ta përzemë këtë. Që qeveria shqiptare hyn midis privatëve, është e pabesueshme. Nuk ka ekzekutiv që futet në këtë punë. Dhe ky 150 milion euro do i paguajë.
Absolutisht që nuk ka asnjë formë në tokë që ky ti marrë diçka Becchetit. Ashtu do të humbasë gjyqin me Kurum, terminalin e mallrave në Durrës sepse e ka përzënë pa asnjë ligj.
Dhe do të humbasë një gjyq tjetër shumë të madh atë të Gosës. Kanë punuar kompani serioze, në plazhin e Gjeneralit dhe vlera e investimit është 1.2 miliard euro. Dhe që është investimi i dytë më i madh në turizëm. Dhe ky e përzuri. Unë mund tju them se gjyqet e humbura mund të shkojnë në dyshin e gjyqit të Becchetit dhe të kompanisë Actor.’