Presidenti Ilir Meta ka hapur sot konferencën e jashtëzakonshme për mediat duke akuzuar drejtpërsëdrejti Kryeministrin Edi Rama si autorin e tensioneve artificiale të fushatës.
“Tensionet artificiale të fushatës kanë vetëm një autor, Edvin Kristaq Ramën. Kjo situatë e çmendur në Shqipëri ka vetëm një autor që është Edvin Kristaq Rama”, deklaroi Meta.
Presidenti ka hedhur dritë së pari mbi një video të tijën për të cilën ditët e fundit është spekulluar nga mediat e majta se shfaqet në një takim me një person të OFL-së.
Por Presidenti ka dalë bashkë me këtë person para medias, Ramazan Topuzin, me të cilin ishte takuar në një lokal.