Del episodi i pestë i satirës politike me në qendër Lalin e Bashkisë, “Aventurat e Uriah-Fikut”, ku kësaj radhe heroi kryesor vendoset para një tjetër detyre të vështirë që i ka dhënë Sulltani.
Uriah-Fiku detyrohet nga Edo-hani që të bëjë një kopsht zoologjik me gjirafa, papagaj, rinocerontë, hipopotamë dhe madje një balenë blu.
Uriah-Fiku në vështirësi për ta plotësuar kërkesën nsi të punojë pas krahëve të Sulltanit duke shpërndarë lajme kundër tij në mediat turke.
Sulltani e zbulon këtë nëpërmjet ndihmësve të tij dhe i ngarkon Uriah-Fikut detyrën që të kthehet mysliman dhe të bëhet synet LIVE në shesh.
Pjesë e serialit janë edhe personazhe të tjerë si Maçoku, Mamica, Zhapiku, etj.
Seriali është tentuar disa herë të censurohet duke penalizuar faqen e Brrylit Broadëay që bënte transmetimin e tij. ©Lapsi.al