Reagimi i ‘Transparency International’ për të dhënat personale, Meta thirrje SPAK: Shqipëria po bëhet turpi i botës, veproni me urgjencë…

0
148

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin për sekuestrimin e pajisjeve kompjuterike dhe elektronike të gazetarëve të Lapsi.al që publikoi edhe lajmin për databasën e PS ku përdoreshin të dhënat personale, duke sjellë një qëndrim të Transparency International.

Teksa ka sjellë në vëmendje qëndrimin e Transparency International, kreu i shtetit i bën thirrje SPAK për veprimin me urgjencë. Sipas tij Shqipëria po bëhet turpi i botës për krimet skandaloze zgjedhore në shërbim të kryeministrit ende në detyrë.

REAGIMI I METËS

Pas vendimit të sotëm urgjent të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut kundër sekuestrimit të pajisjeve kompjuterike dhe elektronike të gazetarëve të Lapsi.al, një tjetër institucion prestigjoz ndërkombëtar ngre alarmin.

Transparency International, thotë: “Autoritetet shqiptare duhet, pa vonesë të mëtejshme, të qartësojnë nëse partia në pushtet ka marrë të dhënat personale të votuesve të Tiranës nga regjistrat shtetërorë dhe abuzoi me burimet shtetërore për të siguruar fitoren gjatë zgjedhjeve parlamentare të së dielës”.

“Është e pakonceptueshme që zyrtarët e Qeverisë e kanë minimizuar rëndësinë e këtyre zbulimeve. Dështimi për të hetuar siç duhet e për të ndëshkuar shkeljet do të hedhë hije mbi ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. U bëjmë thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë t’i kenë parasysh këto çështje si pjesë e vlerësimeve të tyre”.

Dy kërkesat zyrtare që Presidenti i Republikës i ka përcjellë SPAK për nisjen urgjent të hetimeve për bazën kombëtare të të dhënave personale në administrim të strukturave partiake të Partisë Socialiste, si dhe për intensifikimin e hetimeve, kanë gjetur deri tani vetëm heshtjen e këtij institucioni.

Bëj edhe një herë thirrje për veprimin me urgjencë, në kushtet kur Shqipëria po bëhet turpi i botës për krimet skandaloze zgjedhore në shërbim të Kryeministrit ende në detyrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here