Me qeverinë e re tha Spaho kur të hapen negociatat bujqësia do ketë avantazhe të mëdha pasi fermeri shqiptar do të ketë të njëjtin status me fermerin grek dhe të tjerë europianë: “Ata do të eksportojnë produktet dhe në vendet jashtë BE, si të ishim vend anëtar i BE. Me programin e PD, fshati do të zhvillohet ekonomikisht edhe nga lehtësitë e konsiderueshme fiskale. Do vendosim taksën e sheshtë 9 përqind, do të ulim tatimin mbi të ardhurat që të shtohen investimet, paratë në xhepat e shqiptarëve dhe punësimi. Do të rrisim pagat dhe pensionet 25 përqind do të dyfishohet ndihma ekonomike dhe ndër të tjera do të paguajmë tarifat e Universitetit për familjet me të ardhura të ulëta.”, tha ai.
Zoti Spaho duke shprehur bindjen për votë masive të PD numër 9, tha se; “zgjedhjet janë betejë jo për të fituar mandate personale, por për të ngritur qeverinë e reformave të thella.
Për ne ka rëndësi që të t’i japim vendit qeverisjen e cila do të zbatojë reformat. Me Lulzim Bashën kryeministër, vendi do ti kthehet normalitetit, do të zhvillohet ekonomia dhe do të hapen negociatat me BE”.