Vokshi apel qytetarëve: Rama ka në plan mashtrimin me legalizimet dhe pastaj prishjen e banesave…

0
115

Kandidatja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ftoi qytetarët të votojnë masivisht PD dhe numrin 9 të dielën. Si kandidate në zonën e Laprakës me shumë probleme legalizimi, Albana Vokshi u kërkoi qytetarëve të mos mashtrohen nga aktet e paligjshme të qeverisë për t’u blerë votën përmes legalizimeve elektorale. Ajoi iu referua përgjimit të publikuar të kreut të kadastrës Artan Lame, i cili dha porosinë e Edi Ramës për të mashtruar rreth 100 mijë qytetarë për legalizimin e shtëpive të tyre.

“Edi Rama e kishte thënë qartë: 100 mijë banesa të mbahen pezull dhe të mashtrohen shqiptarët. Por një banesë ka 4-10 vota, pra më shumë se 400 mijë vota për të marrë me mashtrim vetëm nga legalizimet dhe pas zgjedhjeve do t’ua prishin shtëpitë. Ai nuk ka plan të bëjë legalizimin e shtëpive tuaja, prandaj nuk e ka bërë 8 vjet dhe po ju mashtron sërish.”- theksoi zonja Vokshi.

Albana Vokshi nxiti mbështetesit e PD të kontaktojnë qytetarët për të dalë masivisht në votime. “Vota masive është humbje e thellë për Edi Ramën, është fitore e thellë për PD. Këto ditë që kanë mbetur, komunikoni me këdo, që në 25 të votojnë numrin 9.”-tha Vokshi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here