Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim sëbashku me ambasadorët e BE-së kanë dhënë një mesazh për votimet e së dielës. Ambasadorja e Suedisë Elsa Hastad, Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim, Ambasadori i BE Luigi Soreca, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së, Fiona McCluney, Ambasadori i Spanjës, Marcos Alonsa Alonso, Ambasadori i Sllovenisë Peter Japelj, Ambasadori i OSBE-së, Vincenzo Del Monaco, Ambasadori i Bullgarisë Momtchil Raytchevski u bëjnë thirrje votuesve shqiptarë të mos e shesin votën pasi demokracia është e pacmueshme.
Ata bëjnë thirrje që të zhvillohen zgjedhje të lira dhe të ndershme, duke i vlerësuar si ngjarja më e rëndësishme për demokracinë.
“Së shpejti do të kemi zgjedhjet në Shqipëri dhe për demokracinë zgjedhjet janë ngjarja më i rëndësishme. Vota jote është e jotja, nuk është dhuratë dhe prandaj mos e fal dhe mos e shit. Në ditën e votimit voto dhe ti vendos për të ardhmen e vendit! Demokracia është e paçmueshme”, thuhet në video-mesazhin e diplomatëve të huaj në vendin tonë.
Siç shihet edhe nga imazhet ambasadorët e huaj kanë bërë video-mesazhin nga mjediset e jashtme të Muzeut Kombëtar.