Ka disa fjali që nuk kanë nevojë për koment. Madje janë meme të gatshme. Një e tillë ishte edhe kjo ‘mufkë’ që lëshoi Taulant Balla nga Përrenjasi.
Ai tha se PS nuk ka blerë kurë vota.
“Partia Socialiste e Shqipërisë nuk blen kurrë vota dhe as nuk ka për të blerë ndonjëherë. Ne e dimë shumë mirë se kush blen vota,” tha Balla.
Ndërkohë mjeshtri Bujar Kapexhiu, në punimin e tij të radhës në Mapo, e sjell Ballën në pozicionin e tij ‘ideal’.