Kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim është e para grua që drejton një parti politike me staturën e fortë të një individi që nuk thyhet, që guxon, denoncon, dhe përballet në mënyrë të drejtpërdrejt me të ndryshimin e saj. Këtë herë e kemi fjalën për mazhorancën, epokën e Rilindjes aktuale që pritet të përmbyset nga zgjedhjet e 25 prillit.
Kjo grua ka gjithë energjinë që ta kthejë përmbys atë që rrallë merret në konsideratë prej shqiptarëve, vetëdijen duke tronditur me karakterin e saj jo rrallë kur vjen puna për artikulime politike nga më ekstremet. Sepse e tillë në fakt është skena politike në Shqipëri, e ashpër, e egër, e pamëshirshme dhe mjaft sfidante për personalitete si Kryemadhi që kërkojnë një realitet të lirë, të pazëvendëueshëm nga ccfarë mban një lider politik. Kryemadhi ka hyrë mjaft herët në politikë, tashmë me një “kontradiktë” të brendshme, pasi bashkëshortësia me presidentin aktual Ilir Metën shpesh ka pasur peshën e një lloj “kryengritje” mbi përgjegjësitë si grua, dhe si politikane. Prej nga buron kjo natyrë sfiduese e gruas, e politikanes së rrallë në skenën shqiptare, edhe pse maskilizmi në politikë ka qenë një ndikues prej 30 vitesh demokraci?! Gjithnjë në kërcitjen për të parë një grua me staturë qëndrese, e natyre lidere, politika shqiptare e ka modelin e saj.
Kryemadhi është diplomuar në degën Bio-Kimi në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Gjatë periudhës Gusht 1999 – Dhjetor 1999 ka kryer studime mbi sigurinë rajonale në “George C. Marshall European Center for Security Studies”, Gjermani.
Ndërkohë në vitin 2000–2002 ka kryer Master në “Administrim Biznesi”, në Fakultetin Ekonomik të Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës.
Në prill të vitit 2002 ajo ka marrë “Certificate of Appreciation” nga Qendra George C. Marshall.
Njëkohësisht në prill 2002 ka mbaruar “Leadership for the 21 st Century: Chaos, Conflict and Courage” në Harvard University. Gjithashtu në vitin 2015 ka përfunduar Doktoraturën për “Analiza e Sistemit të Sigurimeve Shoqërore në Këndvështrimin Ekonomik dhe Juridik”.
Por, pas këtij formimi angazhimi i saj politik ka qenë si duket i natyrshëm, kur ka nisur që prej 1991, ku ajo ishte një nga themeluesit e FRESSH. Në janar të vitit 1992 u zgjodh anëtare e Kryesisë dhe në maj të po atij viti, ajo u zgjodh Sekretare e Përgjithshme e FRESSH-it ne Kongresin e I dhe II. Ajo mbajti funksionin Presidente e FRESSH deri në prill të vitit 2002. Nga viti 1995 deri 2000 ajo u zgjodh nënkryetare e Socialist International Youth IUSY. Monika ishte anëtare e Partisë Socialiste nga dhjetori 1991 deri në shtator të vitit 2004. Gjatë kësaj kohe ajo ishte gjithashtu anëtare e Kuvendit të Shqipërisë nga viti 2001 deri 2005, si edhe u zgjodh dy herë për Këshillin Bashkiak të Tiranës për të cilin ajo është zgjedhur Sekretare e Delegacionit të Qeverisë Lokale në Këshillin e Evropës. Në shtator të vitit 2004, ajo ishte një nga themeluesit e Partisë Socialiste për Integrim (LSI). Gjatë periudhës 2005-2013 ka mbajtur pozicionin e Sekretares Organizative në Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Më 5 korrik 2017, Kryemadhi u zgjodh kryetarja e re e Lëvizjes Socialiste për Integrim, duke zëvëndësuar Petrit Vasilin, i cili dha dorëheqjen.
Ashtu si para marrjes së drejtimit të LSI, edhe tani që është në krye dhe prêt që kjo forcë politike të hyjë bindshëm në parlament, Kryemadhi ka spikatur për fuqinë e saj denoncuese. Në kushtet e një qeverie arrogante, me mungesë të opozitarizmit në parlament, kur koncensionet dhe ligjet arbitrare kanë qenë “sunduese” të Rilindijes, bashkë me korrupsionin dhe kapjes nga krimi dhe bandat, Kryemadhi ka qenë ndër zërat e rrallë opozitarë që ka denoncuar vjedhjet e inceneratorëve, duke rezistuar në kushtet e një demokracia të brishtë, pothuaj nën diktaturë. Për këtë arsye përgjegjshmëria e saj për të marrë përsipër këtë barrë sociale, ekonomike dhe politike në këtë fushatë ka prodhuar një model, pothuaj risi të një politikaneje të papërkulshme dhe inkurajuese për të rrëzuar një sistem të ngritur nga qeveria Rama, pothuaj të vetërrënuar.
Për ta ilustruar këtë, mjafto të lexojmë ndër rreshta ccfarë Kryemadhi ka ndërtuar në vizion qeverinë e ardhshme: “Ajo që unë mendoj dhe është shumë e rëndësishme nuk është problemi se kush do të jetë Monika Kryemadhi, e rëndësishme është që jemi bashkë në këtë betejë që çon përpara ndryshimin, i cili nuk ka kthim pas, për hir të së vërtetës. Ajo që unë ndjej dhe shikoj është pozitiviteti i të rinjve, motivimi i tyre, për këta duhet të merremi seriozisht…”
Dhe duke vazhduar më tej se: “Forca që ka LSI, motivimi i nënave për fëmijët e tyre gjë që e bën sfidë të patjetërsueshme në të gjithë rrugën tonë. Kështu që shtëpia e shqiptarëve është Shqipëria dhe nuk është asnjë vend tjetër. Siç ndihesh në Shqipëri, nuk ndihesh askund tjetër. Një nga betejat dhe sfidat kryesore është të ju krijojmë mundësi të rinjve e të rejave, jo vetëm të jetojnë e punojnë këtu, por të kenë edhe një pagë të mirë. Sepse nëse ne do të sjellim një nga Bangladeshi dhe ta paguajmë me 400 mijë lekë rrogë të punojë në fason e ti paguash ushqim, rrugë, etj., bëjua shqiptarëve ta kenë mundësinë që të ju paguajnë 400 mijë lekë shqiptarëve, por po i falimenton kompanitë e fasonëve, po e shkatërron. E ka dëmtuar me Kodin Doganor, situata e pandemisë. Ndërkohë nuk e ka ndihmuar fare. Pra janë shumë gjëra që kërkojnë vetëm vullnet politik dhe dëshirë.”