Dëshira e Edi Ramës për të sjellë punëtorë nga Bangladeshi po zbatohet. Sipas një sms-je të publikuar nga kryetarja e LSI-së së Durrësit, Kontjana Kuçi, lexohet qartë sesi kompani nga ky vend, ofrojnë punëtorë për tregun shqiptar.
Sipas saj, kryeministri Edi Rama po largon rininë, që ta zëvendësojë me skllevër që nuk kërkojnë të drejta. Po ashtu ajo shprehet edhe se kanë mbetur dy ditë nga largimi i qeverisë anti-shqiptare.
“Rilindja” kërkon të zëvendësojë shqiptarët me punonjës nga Bangladeshi. Largon rininë shqiptare që ta zëvendësojë me skllevër që nuk kërkojnë të drejta dhe i nënshtrohen qeverisë. Edhe 2 ditë dhe kjo qeveri anti-shqiptare largohet dhe Shqipëria do jetë e shqiptarëve”,-shkruan Kuçi në facebook.