Spahiu: Rilindja e kapur me presh në duar duke vjedhur vota nuk pendohet

0
139

Kryetari i LSI-së në Tiranë, njëherësh edhe kandidati me numrin 5 në listën e qarkut të Tiranës, Përparim Spahiu, thotë se Rilindja e kapur me presh në duar duke vjedhur vota, nuk pendohet. Po ashtu ai thekson edhe se populli është në këmbë.

Postimi i plotë

Rilindja e kapur me presh në duar duke vjedhur vota nuk pendohet! Është 2 herë skandaloz fakti i tentativës për blerje votash në Maqellarë nga drejtori juridik i Bashkisë Bulqizë që u kap me lekë e fletë votimi në makinë. Skandali i parë është që rasti i Maqellarës ku blerësi i votave tani gjendet nën arrest, tregon mentalitetin grabitës dhe manipulues të Rilindjes. Ata nuk heqin dorë nga vjedhja e votës!

Skandali i dytë është qëndrimi qesharak i PS Dibër, që në vend se të kërkojë ndjesë për turpin e madh, pretendon se nuk ka lidhje me personin në fjalë, Denis Xholi. Zotëria është përfaqësues i PS, blinte vota për PS, është funksionar në bashkinë e drejtuar nga PS. Ai është ndaluar në një akt kurajoz të qytetarëve të Maqellarës. Ai është kapur me presh në dorë! Ndaj gjendet i arrestuar!

Por, mafia nuk pranon kurrë që ka bërë krime. Ndaj, dhe Rilindasit në mënyrë groteske e hedhin kopilin në ferrë me argumentin “s’është i yni”. Populli është në këmbë! Asnjë tentativë kriminale për blerje votash nuk do të tolerohet! Mos i hidhni benzinë zjarrit. Lërini qytetarët e Dibrës dhe gjithë Shqipërisë të votojnë të lirë! Ndryshimi i madh po troket, jemi gati!

#ShqiperiaShtepiaJuaj ??
#Voto6LSI ?
#VotoPerparimSpahiu5

P.S. Fotot e mëposhtëme tregojnë qartë se kë mbështet i ndaluari dje në Maqellarë, Denis Xholi!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here