Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka ftuar qytetarët që të votojnë me 25 Prill.
“Qytetarer, thotë ajo ndër të tjera në një mesazh të saj, duhet të votojnë, që të mos qeverisë propaganda por punët e vërteta, që demokracia të jetë e popullit dhe jo të rrëmbehet nga një njeri i vetëm”.
Ja postimi:
Në 25 Prill çdo qytetar i kthen pushtetin vetes. Në 25 Prill qytetarët vendosin që djersën e tyre të mos e rrëmbejnë qeveria dhe oligarkët, që askush të mos guxojë t’i nëpërkëmbë me arrogancë, që në Shqipëri të mos qeverisë propaganda por punët e vërteta, që demokracia të jetë e popullit dhe jo të rrëmbehet nga një njeri i vetëm.