Berisha: Terr Koka, krimineli Nr.1 i Durrësit, fushatë për blerje votash pas mesnate!

0
181

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka akuzuar si kriminelin Nr.1 të Durrësit, kandidatin socialist Lefter Koka, i demaskuar dhe i denoncuar nga qytetarët se po blen vota nga zgjedhësit, me ndihmën e krerëve të Policisë.

Njëkohësisht, Berisha ka përshëndetur për guximin e tyre, qytetarët që kanë zbuluar dhe kapur në flagrancë, ata që po dhunojnë votën e lirë.

Berisha shkroi sot në Fb: “Terr Koka, krimineli nr. 1 i Durrësit, fushatë për blerje votash pas mesnate Në krimin e tij të shëmtuar e ndihmon dhe narko-komisar Lorenc Shehu. Ju lumte demokratëve që i kapën në flagrancë, kriminelet e votës së lirë! Nesër fundi i Terr Kokës dhe bandës së tij. Fitore! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”

Përshëndetje Doktor.

Dua t’ju njoftoj se tani rreth orës 1:30 në zonën e Porto Romanos po shpërndahen para, sipas informacioneve të banorëve të zonës, nga Feta Mataj – person i dënuar për grabitje me dhunë, i shoqëruar nga djali i Lefter Kokës, Arbër Koka, me një Fuoristrade “Toyota Land Cruiser” ngjyrë gri me targë AA 326 HD.

U njoftua dhe nr.112, Salla Operative dhe Policia, e cila është bashkëpunëtore me ta, thjeshtë bëri një xhiro e u kthye sepse Drejtori i Policisë Durrës, Lorenc Shehu, del xhiro nëpër Durrës me djalin e Lefterit në vend të parë me makinën e Policisë së Shtetit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here