Edhe pse vendi është prej mesnatës së të premtes në heshtje zgjedhore, partitë politike dhe kandidatët në zgjedjhe nuk i kanë ndaluar reklamat politike në rrjetin social Facebook.
Sipas Kodit Zgjedhor dita përpara datës së zgjedhjeve dhe data e zgjedhjeve, deri në orën e mbylljes së votimit, formojnë periudhën e heshtjes zgjedhore.
Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore.
Ky kufizim nuk i ndaluar partitë politike dhe kandidatët në zgjedhjet parlamentare të së dielës, për të vazhuar t’i shënjestrojnë votuesit me reklama poltike në rrjetin sociale Facebook.
Nga të dhënat e librarisë së reklamave të Facebook, të shtunën kishte reklama aktive nga Partia Socialiste, Partia Demokratike, Ballik Kombëtar, Partia Republikane, LSI, Nisma Thurje dhe të tjera, si dhe nga shumë kandidatë që garojnë për deputet në parlament.
Sipas Facebook nga data 22 mars deri në 20 prill janë harxhuar 243,232 dollarë për reklama politike dhe sociale nga faqje me administrator në Shqipëri.
Reklamuesi më i madh është Partia Socialiste, e cila ka shpenzuar 58,259 dollarë në reklama, e ndjekur nga Partia Demokratike me 24,907 dollarë, Bindja Demokratike me 4520 dollarë, LSI me 2596 dollarë, Nisma Thurje me 1707 dollarë dhe Parti Republikane ne 1618.
Kandidati me shpenzimet më të larta në reklama në Facebook është Agron Shehaj i PDsë, me 16010 dollarë, i ndjekur nga Vojo Bregu i LSI-së dhe Arben Pëllumbi i PS-së.
Qarku ku janë shpenzuar më shumë reklama ka qenë Tirana, me 104,967 dollarë, i dnjekur nga Elbasani dhe Durrësi.