Ilir Meta mesazh të prerë gjyqtarëve e prokurorëve: Gati të marr përgjegjësinë për çdo dekret në mbrojtje të zgjedhjeve

0
113

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i ka bërë thirrje prokurorëve e gjyqtarëve që të zbatojnë ligjin për zgjedhjet e 25 prillit, ose populli do i arrestojë në flagrancë.

Ai thekson se kriminelët më të rrezikshëm janë ata të veshur me unfiromë, prandaj ai kërkon që gjyqtarët e prokurorët mos bëhen palë dhe të qëndrojnë larg ndikimeve politike.

STATUSI NGA ILIR META

Kriminelët janë kudo të rrezikshëm.

Por më të rrezikshmit janë kriminelët e veshur me uniformë, janë ata që gjenden brenda sistemit gjyqësor dhe të prokurorisë.

Prandaj thirrini mendjes, zbatoni ligjin, qëndroni larg ndikimeve politike, mos u bëni palë dhe ruani integritetin e detyrës.

Përmbushni detyrën pa asnjë vonesë dhe mos e detyroni Popullin t’ju arrestojë në flagrancë përmes ligjit, që Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar.

Presidenti i Republikës është gjithmonë me Kushtetutën dhe Sovranin.

Presidenti i Republikës është gjithmonë gati për të marrë përgjegjësinë për çdo Dekret në mbrojtje të Zgjedhjeve, Demokracisë dhe Popullit nga dhuna e oligarkisë!

Nesër duhet të jetë Festa e Demokracisë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here