Me video/ Ndikim tek votuesit, në Vlorë shpërndahet nafta për fermerët 1 ditë para zgjedhjeve…

0
162

Në qytetin e Vlorës, Drejtoria Bujqësisë Vlorë po shpërndan vetëm pak orë para votimeve naftë pa akcizë për skemat mbështetëse të bujqësisë.

Dhjetra qytetarë edhe nga fshatrat më të largët të qytetit kanë ardhur të marrin naftën. Ata janë lajmëruar ditën e djeshme me telefon rreth orës 11:00 të mëngjesit dhe ju është thënë se ditën e shtunë do të marrin të gjitha tollonat e naftës.

Ajo që sjell dyshime është fakti që nafta është shpërndarë pikërisht në ditën e heshjtjes zgjedhore dhe fakti që fermerët pohojnë se në 8 vite nuk kanë marrë asnjëherë tollona nafte dhe mbështetje për bujqësinë. Është kjo hera e parë që mbërrijnë në Drejtorinë e Bujqësisë dhe marrin tollonat e naftës.

Ndërsa Drejtoria e Bujqësisë ka refuzuar të japë informacion në lidhje me shpërndarjen e naftës duke ia mbyllur derën gazetarëve.

“94 litra me kanë dhënë, jam njoftuar dje. Më parë nuk kemi marrë naftë,” thotë nje nga qytetari qytetari.

Pamjet dhe deklaratat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here