Vaksina Pfizer / Biontech kundër Covid-19 është efektive në parandalimin e infeksioneve, si dhe rëndimin e gjendjes shëndetësore të personave që kanë problem kronike.
Studiuesit në Clalit, ofruesi më i madh i kujdesit shëndetësor në Izrael, botuan raportin në New England Journal of Medicine, sipas Reuters, dhe analizuan të dhënat për gati 1.4 milion njerëz.
Analiza tregoi se kjo vaksinë ishte 80% efektive te njerëzit me zemër ose sëmundje kronike të veshkave, 86% te njerëzit me diabet të tipit 2, 75% te ata me sëmundje cerebrovaskulare dhe 84% te ata me mungesë të imunitetit (funksioni dhe reagimi i pamjaftueshëm i sistemit imunitar), shkruajnë mediat e huaja.
Në pacientët e vaksinuar me të paktën tre vjet probleme shëndetësore ose faktorë rreziku, vaksina ishte 88% efektive në parandalimin e sëmundjes simptomatike Covid-19. Ai ishte gjithashtu mbi 90% në parandalimin e rëndë Covid-19 në diabetikët dhe pacientët me zemër.