Nesër mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit përmes një video në Facebook u ka bërë thirrje shqiptarëve që vota nesër të shkojë kundër atyre që shkatërruan Teatrin për kënaqësinë e oligarkëve.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit shkruan në rrjetin social:
Kur të shkoni nesër në kutiat e votimit, kujtojini mirë këto pamje.
Pamje që flasin se ku kemi arritur.
Mos i jepni votën atyre që për ndërtime në favor të oligarkëve, nxorën fëmijët natën nga shteati me gaz lotsjellës.
Mos i jepni votën atyre që për ndërtimin e ca kullave në sheshin e Teatrit, shembèn historinë dhe trashëgiminë kulturore 80 vjeçare si dhe ushtruan dhunë mbi artistët dhe qytetarët protestues.
Mos voto:
Partia Socialiste Nr.12
Mos voto:
Toni Gogu, Dallëndyshe Bici, Romina Kuka, Plarent Ndreca, Klodeta Dibra, Arta Dollani fhe Enyjen Xhafaj që firmosën dhe shembën Teatrin.
Vetëm kështu mund të
RINDËRTOJMË TEATRIN Aty Dhe Ashtu Si Ishte.