Disfatë e paimagjinushme e Erion Veliajt në Tiranë

0
306

Nëse ka një gjë të sigurtë ende pa u numëruar votat, ajo është se Eron Veliaj i ka dhuruar Partisë Socialiste disfatën më të paimagjinueshme në Tiranë. Kryeqytetin që Rama ia la nën mbikqyrje Veliajt, lejedhënësit të kullave dhe shkallmuesit të teatrit, PS e ka humbur qartazi. për këtë bien dakord edhe sondazhistët që kanë kryer Exit Poll pranë qeverisë edhe ata që janë në opozitë. Kështu Baton Haxhiu i Albanian Post që kreu Exit Poll për Top Channel i ka dhënë PS 17 mandate ndërsa opozitës 19.

Ndërsa Exit Poll i Euro Neës jep po të njëjtin rezultat me tendencën që opozita të ngjitet edhe në 20 mandate.

Me keq zhytet ekipi që drejtoi Veliaj në Exit Poll të Ora Nevs. Nga përpunimi i 90% të të dhënave, shifrat kanë mbetur po ato, përkatësisht PS 41-45%, PD 44-48%, LSI 4-8%, PSD 1.5-3.5%, Thurje 0.5-2.5%, partie të tjera 0-2%.

Tek Syri TV opozita merr 20 mandate, PS 15 dhe një PSD e Tom Doshit.

Nëse këto rezultate konfirmohen kjo është një humbje katastrofale për pretendentin për pasardhës së ramës e cila shënon rënien e kurbës së tij politike brenda së majtës. Aq më tepër që Veliaj e mori vetë përgjegjësinë e kësaj fushate, futi në lista njerëzit e tij dhe pohoi se e hartoi vetë listën me emra socialistësh.

/Lapsi/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here