Flet heroi që ndali çmendurinë në Tiranë: Kisha frikë për qytetarët, jo për veten…

0
109

Një incident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në sheshin Skënderbej, ku një person ka thyer barrierat me makinë, dhe ka hyrë në mes të sheshit.

Makina rrezikoi jetën e dhjetra personave që kanë qenë të pranishëm në shesh, në një ditë me diell, përfshirë dhe shumë fëmijë.

Ka qenë një person që ka ndërhyrë dhe ka neutralizuar personin që drejtonte makinën, duke bërë një akt heroik, që do tia kishte zili çdo punonjës policie.

Personi që ishte në drejtimin e mijetit, tha se nuk e kuptoi se çfarë po ndodhte, ndërkohë që fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga kjo ngjarje e rëndë.

I riu që u hodh mbi makinë duke kryer një akt heroik, dëshmoi: “Pashë që vuri në rrezik jetën e qytetarëve. Nuk e njoh dhe pashë që ishte akt terrorist dhe u mundova ta ndaloj. Vrapova ta ndaloj”.

”Hyri me shpejtësi, po vinte drejt njerëzve. Iu fik makina dhe u nis drejt turmës, ndërhymë menjëherë. Kishte shumë qytetar përreth ndaj dhe unë ndërhyra. Nuk munda të kem kontakt me të, pasi ishte diçka e shkurtër. Unë hyra i pari dhe u futa nga xhami me këmbë, u ndal personi. Ai u shokua kur e qëllova me dy këmbë. Nuk e njoh fare kush është. Nuk pata frikë, kishte frikë që askush të mos dëmtohej, nuk e mendova fare veten time. Klodian nga Tirana. Unë po bëja një shëtitje me dajën tim”, tha Klodiani.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here