Analisti politik, Ervis Iljazaj, i ftuar nga Adi Krasta në SYRI TV, komentoi pjesëmarrjen e lartë në këto zgjedhje.
Ai tha se në praktikën politike, pjesëmarrja e lartë është një votë kritike.
Sipas Ilazajt, nëse dita e votimit ka shkuar mirë, edhe nata do të shkojë mirë.
Sipas tij, shqiptarët po mësohen me ndryshimin e pushtetit. Ilazaj deklaroi se në demokraci, pushteti është gjithmonë bosh, në kuptimin se gjithmonë vendet në drejtim ndryshohen. Iljazaj tha se është një lajm i mirë që po votojnë të rinjtë.
Kurse kandidati demokrat, Belind Këlliçi, bëri thirrje për të votuar masivisht në këto zgjedhje.
Ai tha se në një sondazh të kryer para pak ditësh, mbi 70 përqind e të rinjve thanë se do të votojnë.