Raporteri për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Europian, David Lega ka postuar një mesazh në ditën e zgjedhjeve.
Ai uron rezultat të mirë për Partinë Demokratike.
“Sot Shqipëria voton.
Unë u uroj atyre zgjedhje të suksesshme dhe të ndershme, dhe shpresoj për një rezultat të mirë për Partinë Demokratike Shqiptare dhe një qeveri të re që do të vazhdojë përpjekjet drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Lega.
PPE ka mbështetur gjatë kësaj fushate kreun e PD, Lulzim Basha.