Kreu i KQZ -së Ilirjan Celibashi thotë se si pasojë e një sulmi në aplikacionin e këtij institucioni, nuk mund të bëhet dot përditësimi i të dhënave për pjesëmarrjen në zgjedhje.
CELIBASHI:
Në total janë 144 qendra votimi ku identifikimi po bëhet në mënyrë manuale. 83 qendra votimi janë duke e zhvilluar procesin e identifikimit manualisht për shkak të mungesës së operatorëve, ndërsa në pjesën tjetër mund të ketë pasur probleme teknike.
Ka raste sporadike të pezullimit për përkohshëm të votimit, qoftë prej teknologjisë, qoftë të konfliktit mes palëve, nuk ka pasur konflikte që mund të vendosnin në rrezik të gjithë procesin. Në shkollën “Beki Muça” ka pasur një grumbullim të njerëzve në ambientet e brendshme dhe të jashtme të QV.
Në lidhje me përqindjen e pjesëmarrjes dua të sqaroj dy momente, të dhënat janë të qendrave të votimit që kanë raportuar, dhe jo të gjitha qendrave. Në çdo rast numri i qendrave të votimit që ju shihni, janë ato që kanë raportuar në KQZ. Është një pjesëmarrje që përmblidhet në raport me QV që kanë raportuar.
Aplikacioni i KQZ-së është sulmuar pak minuta më parë, nëse kjo nuk do të zgjidhet kemi një plan B, dhe një plan C për të përditësuar të dhënat.
Kjo e dhënë që ne na pajiset bëhet nga KQZ dhe teorikisht dhe jo më pak se dy mijë e 500 operatorë raportojnë mbi pjesëmarrjen dhe prej 1 ore ne nuk mund ta marrim dot këtë të dhënë sepse sistemi ka raportuar probleme, pra është sulmuar.
Sipas raportimit mbi pjesëmarrjen dhe ai raporti që ju lexoni është dhe mbi pjesëmarrjen e atyre qendrave votimi në atë orë.
Ka qendra votimi që nuk raportojnë rregullisht, disa raportojnë në orën 8 dhe nuk raportojnë në 9 por kjo nuk do të thotë që nuk po votojnë njerëz. Nuk ka asnjë qendër votimi ku është bllokuar procesi. Ka telefonata që na marrin na thonë që ka probleme, por 5 minutash thonë që u zgjidh.
Në rast se raportohet problem ne kalojmë te alternative tjetër dhe përdorimin aplikacionin tjetër. Sipas informacionit që ka KQZ nuk ka ndërprerje të procesit më shumë se dy orë.