Gazetari investigativ Artan Hoxha përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar lëvizjen e befasishme të Tom Doshit, që dha dorëheqjen duke u larguar.
“Mbani frymen njerez…Sipas lajmeve të fundit, andej nga “Xhamlliku”, ende pa zbardhur dita, jane pare levizje të personazheve të rendesishem të mazhorances dhe opozites. Thone se po sillen rrotull ish-profarmes. Ububuja si e solli çarku!!!
Toma i futi nje gol me rrofeshate në sekonden e fundit të ndeshjes, vari kepucet në gozhde dhe ka fikur telefonin…Ec e gjeje tani te kam rixha!!!! Nuk ka Juri Kim qe ia kthen mendjen” shkruan Hoxha.