Gazetari Klodian Tomorri, ka shpjeguar se cilat janë qarqet ku ende po luftohet për mandate mes PS, PD dhe PSD.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, sipas Tomorrit, qarqet ku po luftohet janë Dibra, Shkodra, Tirana dhe Durrësi.
“Janë numërua 3563 nga 5199 kuti, janë rreth 70% e kutive. Rezultati i projektuar është PS merr 73 mandate. PD merr 60 mandate. LSI merr 5 dhe PSD ka 2 mandate. Ky rezultat bazohet mbi këto kuti që janë numëruar deri tani.
Shkodra është një nga qarqet ku ka një garë të fortë për mandatin e 6 të Partisë Demokratike. Mund ta marrë PD, PS ose PSD.
Dibra është një qark ku ka një garë shumë të fortë. Deri para pak minutash ka qenë 3-2 për PS, tani ka ndërruar 3-2 për Partinë Demokratike. Është garë e ngushtë që përcakton mandatin e pestë. Ndahet me vetëm 0.2% të votave. Do të jetë qark shumë i fortë.
Në Durrës, kemi një garë të fortë. Janë numëruar rreth 40%. Ësht qark që mund të ketë ndryshime.
Tirana, po shkon drejt gjysmës së kutive të numëruara. PS ka 18 mandate. PD ka 15 mandate. LSI ka 2 mandate dhe PSD merr 1 mandat”, tha Tomorri.